‘Të Shqipëria jam falë ish mbrojtësit të Juevntusit’

Marko Veronese ka falënderuar ish mbrojtësin e Juventusit, Nicola Legrotalie për ardhjen te Kombëtarja shqiptare

Largimi i Paolo Tramezzanit, kishte bërë që Shqipëria të kërkonte një ndihmës trajner, ku në fund Gianni de Biasi vendosi për Marko Veronese.

Italiani për këtë mundësi ka falënderuar ish mbrojtësin e Juventusit, Nocola Legrotalie, pasi e kishte rekomanduar te De Biasi.

“Kë dua të falënderoj? Do të dëshiroja të falënderoja Nikola Legrotalien në mënyrë të veçantë, pasi është falë tij që trajneri vendosi për mua që ta shoqëroja në këtë rrugëtim të rëndësishëm. Gjithashtu edhe Paolo Tramezzanin për kalimin e stafetës dhe për ndihmën në javët e para, si dhe padyshim trajnerin për mundësinë që më dha”, shpjegoi Veronese për mediat italiane.

Temat
BotëRajonSport

Të afërta