Njihuni me Flippy, robotin i cili pjek qofte në skarë [VIDEO]

Rrjetet kryesore të shitjes së hamburgerëve në botë kanë pasur mbi 75.5 miliard dollarë shitje gjatë vitit 2016.
Duke qenë një biznes shumë fitimprurës, kompania Miso Robotics ka zhvilluar një robot i cili bënë pjekjen e mishit për hamburger në skarë, transmeton Express. Pjekja e mishit në skarë kërkon përvojë dhe konsiderohet një vend pune me rrezikshmëri ku shumë punëtorë lëndohen, kryesisht djegie.

Po ashtu, falë kamerave termale, ky robot mund të bëjë pjekjen në bazë të kërkesave të klientit duke kontrolluar temperaturën dhe kohën e nevojshme për pjekje. Ky robot është i specializuar në përgatitjen e hamburgerit Kalifornian dhe tashmë gjendet i instaluar në kuzhinat e CaliBurgers në 12 shtete të ndryshme.

Ky robot mund të bëjë pjekjen e mishrave të ndryshme si qofte dhe produkte tjera në bazë të kërkesave.

Temat
Teknologji

Të afërta