Gjoksi perfekt. Sekretet për ta tonifikuar atë

Gjoksi është pa dyshim pjesa me femërore dhe më seksuale në një femër. Natyrisht që kujdesi për mirëmbajtjen e tij duhet që gjithashtu të jetë në plan të parë të kujdesit të përgjithshëm.
Për fat të keq, edhe ato femra te cilat nga natyra janë te favorizuara për të pasur një gjoks të formuar të tonifikuar dhe të hijshëm, i duhet që në çdo moment të luftoje me forcën gravitacionale dhe pasojat e saj, që para se gjithash përqendrohen pikërisht tek kjo pjesë e trupit te tyre.

Dhe për ta mbajtur në formë sa më shumë të jetë e mundur, një gjë që mund të këtë edhe pasoja të paevitueshme tek femrat, femrat janë gjithmonë të detyruar të shpikin strategji te ndryshme.

Por edhe pa qenë nevoja që për këtë gjë të kërkojmë gjithnjë ndihmën e shtrenjtë në vlerë gjithsesi të kirurgut estetik, ja me poshtë disa teknika të thjeshta që na vijnë në ndihmë.

1. Se pari vëmendja duhet të përqendrohet tek lëkura, e cila ka një rol të dyfishte, ajo mban indin e gjirit dhe i jep atij formën. Objektivi duhet të jetë pikë se pari në sigurimin e hidratimit të kësaj pjese, çka do të siguronte elasticitetin e nevojshëm dhe kompaktësinë. Për këtë qellim shërbejnë produkte të posaçme me të cilat gjoksi duhet të masazhohet duke bërë lëvizje delikate. Kjo do të mundësonte një mikro-qarkullim të pjesës se interesuar dhe përthithjen më të mire të principeve aktive të preparatit.

2. Uji i freskët. Dushet me ujë të freskët janë shumë efikase në mirëmbajtjen e gjoksit. Kjo gjë do të shkaktonte se pari një ulje të temperaturës në atë vend, pastaj një kontraksion të pjesës se interesuar dhe me pas një zgjerim të enëve të gjakut dhe përshpejtim të qarkullimit të tij. Kjo mund të realizohet edhe duke masazhuar vendin me një pecetë të lagur me ujë të ftohtë, ose sfungjer të posaçëm.

3. Ushqimi. Indi i gjirit është kryesisht një ind dhjamor por edhe muskulor i ndjeshëm ndaj hormoneve estrogjene që përcaktojnë edhe zhvillimin e tij. Në këtë mënyrë, elemente ushqimore të pasur me estrogjene janë të domosdoshëm për të arritur qëllimin e dëshiruar. Këtu përfshihen disa lloje bimësh si soja, farat e grurit, rrushi i kuq.

4. Ushtrime fizike të posaçme. Për këtë qëllim shërbejnë ushtrimet me pesha të lehta me krahët por edhe ato që vënë në punë muskujt e gjoksit.

Temat
Shëndet

Të afërta