“Fli nga mua sot”, shqiptari mbyll në shtëpi dhe përdhunon për 6 orë një transeksual

Një transeksual është rrëmbyer për gjashtë orë rresht dhe më pas është përdhunuar. Autor i kësaj ngjarje është një 32-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar ditën e martë në mëngjes nga policia në Itali.

Transeksuali, i cili ka lindur në Itali por është me origjinë nga Amerika e Jugut, është një frekuentues i rregullt i lokaleve në rrugën Tommaseo. Edhe ditën e hënë, si çdo mbrëmje tjetër, ai ka dalë për të ngrënë diçka dhe më pas, duke u kthyer për në shtëpi, është takuar me 32-vjeçarin shqiptar.

Të dy nisën të flisnin deri sa shqiptari Adam Kote e ftoi të kalonte natën në shtëpinë e tij. Transeksuali pranoi ndërsa Adam, teksa e çoi në shtëpi, i bindur se bëhej fjalë për një vajzë që kishte përpara, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me transin.

Edhe pse i abuzuari refuzoi dhe e shtyu disa herë, shqiptari e mbylli në shtëpinë e tij për orë të tëra dhe pasi e rrahu, e përdhunoi. Në orën 6 të mëngjesit transeksuali arriti të largohej duke dalë nga dritarja. Më pas ai bërtiti për ndihmë, ndërsa banorët e zonës telefonuar të trembur policinë.

Karabinierët kanë arrestuar Adam Konen, të cilin e kanë gjetur në shtëpinë e tij në orën 6 të mëngjesit.

by Taboola Sponsored Links

Temat
LajmeRajon

Të afërta