Deputeti i PDK’së fajëson Qeverinë për mosliberalizimin e vizave (Video)

Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave nuk është dashur të pranohet. Kjo, sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj, ka qenë e mundur të bëhet nga Qeveria.
Beqaj theksoi se ndonëse si kundërshtim ishte i mundur, ky ishte një lëshim nga Qeveria.

“Unë mendoj se ka qenë gabim i Qeverisë tonë për ta vënë si kusht”, ka thënë Beqaj në KTV.

Beqaj thotë se Qeveria kishte mundësi që ta kundërshtonte por nuk e bëri.

http://dai.ly/x5fx98o

“Është mundur dhe besoj se këtu ka qenë lëshim dhe ky lëshim është bërë mbi bazën e ndoshta idesë së mirë se është mirë m’i përcaktu kufijtë dhe është shumë e rëndësishme për ne që t’i përcaktojmë ata kufij”, ka thënë ai.

Beqaj sheh konsensusin politik si zgjidhje të problemeve me të cilat përballet sot vendi.

“Pa hatër-mbetje dhe pa kalkulime politike duhet të bëhen temat e mëdha”, përfundoi ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta