Plani i Bolognas për Xhemailin (Foto)

Drejtuesit e Bolognas po synojnë ta mbajnë Blerim Xhemailin në skuadër të paktën edhe në sezonin e ardhshëm

Blerim Dzemaili ka shënuar 8 gola në 16 ndeshjet e fundit në Serie A. Por, Bologna nuk mundë të festoj, pasi lojtari në fund të sezonit duhet t’i bashkohet ekipit kanadez, Montreal Impact.

Por, sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e ekipit italian po synojnë ta mbajnë Xhemailin në skuadër të paktën edhe në sezonin e ardhshëm

Ish anëtari i Parmës, Torinos, Napolit e Genoas është transferuar në Bologna sezonin e kaluar nga skuadra turke, Galatasaray.

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta