Zbulohen Emigrantë ilegalë në afërsi të vendkalimit Bogorodicë

Dje në orën 07 e 20 minuta nga ana e zyrtarëve të policisë, në afërsi të vendkalimit kufitar “Bogorodicë”, në autostradën Gjevgjeli-Shkup, është vërejtur një automjet i markës “Chrysler” me targa të Velesit, me disa persona brenda saj, dhe me një shpejtësi të madhe ishte nisur në drejtim të Shkupit, trasmeton Gazeta Express.

Me paralajmërimin paraprak,nga ana e zyrtarëve policor, në afërsi të fshatit Udovë të komunës së Vallandovës, është ndaluar vetura, kurse vozitësi, me shpejtësi, është larguar.

Nga policia është konstatuar se targat kanë qenë të rrejshme, të cilat më herët ishin lajmëruar si të vjedhura, gjithashtu në automjet ka pasur edhe 15 persona që të gjithë emigrantë nga lindja, kryesisht nga Iraku (7), Siria (5) dhe një nga Pakistani.

Temat
BotëLajme

Të afërta