VIDEO /Pamje alarmuese! Shpërthen vullkani në ishujt Hawai

Vullkani që ka shpërthyer dhe derdh vazhdimisht llavë në det po konsiderohet nga banorët në Hawait si “gjëja me ngjashme me ferrin”.

Ata kanë filluar ta quajnë tashmë vullkanin Kilauea si “mali i kiametit”.

Pamjet befasuese nga shkëmbinjtë e pjerrët tregojnë një rrjedhë e vazhdueshme lavë në oqeanin Paqësor. Deti “ushtin” dhe vlon ndërkohë që llava e lëngshme zhytet në ujin e detit të ftohtë, shkruan “RT”.

Vullkani, i cili ka shpërthyer para disa ditësh, vazhdon të derdh lavë në det , duke ngritur shtëllunga gjigante tymi dhe avulli në ajër.

Temat
Fun

Të afërta