S’ka fitues në Gjilan, Trepça ’89 forcon kreun

Derbi i qytetit mes Gjilanit dhe Dritës nuk ka sjell fitues. Ky takim ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Betim Haxhimusa, në minutën e gjashtë, ka kaluar Gjilanin në epërsi, derisa rezultatin në 1:1 e ka barazuar Përparim Livoreka në fund të ndeshjes.

Kurse, Lideri i Superligës, Trepça ’89 ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultat të lartë 4:0.

Golat për ekipin nga Mitrovica i kanë shënuar: Përparim Islami (43), Florent Hasani (65) dhe Fiton Hajdari (88 dhe 90).

Pas kësaj fitore, Trepça ’89 ka tubuar 42 pikë, gjashtë më shumë sesa ndjekësit për titull: Prishtina, Feronikeli e Llapi. Kurse, Drenica mbetet në kuotën e 19 pikëve. /Express/

Temat
SportVend

Të afërta