Shkencëtarët: Tibetianët kanë trashëguar gene nga njerëzit prehistorikë

Njerëzit e zakonshëm nuk mund t’i durojnë kushtet atmosferike në Rrafshnaltën e Tibetit, pasi që menjëherë fillojnë t’i ndiejnë simptomat e ndonjë sëmundjeje.

Megjithatë, për banorët lokalë, të jetuarit në këtë lartësi mbidetare është shumë e natyrshme dhe nuk kanë kurrfarë problemesh. Origjina e adaptimit që ua mundëson tibetianëve që të jetojnë në regjione të larta malore, nuk është shumë e sigurt.

Megjithatë një studim i publikuar së voni thotë që tibetianët mund të kenë trashëguar gjenet, që ua mundësojnë adaptimin me këto kushte nga një specie humane, që është zhdukur.

Shkencëtarët besojnë që kanë gjetur lidhjen në mes të tibetianëve modernë dhe njerëzve që quhen Denisovan, e që shumë vonë janë zbuluar nga shkencëtarët. Nëse ky studim del të jetë i vërtetë, atëherë ky do të jetë zbulimi i parë, që tregon se trashëgimi i gjeneve nga njerëzit antikë u ka ndihmuar njerëzve të përshtaten me kushte atmosferike.

Temat
Fun

Të afërta