Padi penale për tre persona nga Shkupi

Padi penale në akuzën për “vjedhje, nxitje, mbulim dhe ndihmë” është ngitur kundër tre shkupjanëve, të cilët kanë fituar pronë të paligjshme prej rreth 275 mijë denarë, transmeton Gazeta Express.

Padi penal është ngritur kundër S.S (34), B.T (60) dhe O.B (32). Kundër S.S ekzistojnë baza të dyshimit se ka kryer katër vepra penale “vjedhje”, kundër B.T dyshime se ka kryer vepre penale “nxitje, ndihmë dhe mbulim” ndërsa kundër O.B ka dyshime se ka kryer një vepër penale “ndihmë dhe mbulim”.

Policia sot kumtoi se nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake S.S i ka shqiptuar masë të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditës, ndërsa B.T është i pakapshëm për organet, deri në këto momente.

Temat
LajmeRajon

Të afërta