Një vit nga zgjedhja e Thaçit president, mes gazit e molotovit (FOTO)

Mes gazit lotsjellës, koktejeve të molotovit dhe përleshjeve mes sigurimit të Kuvendit dhe opozitës, sot një vit Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Kosovës.

Zgjedhja e tij president u përcoll me tensione të larta politike në vend.

Thaçi kishte arritur që të sigurojë 71 vota tek në raundin e tretë të votimit, pasi që në dy raundet e para nuk arriti t’i siguronte dy të tretat e votave të deputetëve.

Seanca për presidentin u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, pasi gazi lotsjellës ishte prezent gjatë gjithë kohës. Opozita ishte e vendosur që ta pengonte zgjedhjen e tij, porse, brenda Kuvendit nuk arritën ta ndalonin.

Derisa po zhvilloheshin raundet e votimeve, jashtë Kuvendit Policia përdori gazin lotsjellës dhe “topat e ujit” për t’i shpërndarë protestuesit që hodhën shishe me benzinë në kundërshtim të procesit të zgjedhjes së Hashim Thaçit për president të Kosovës.

Të paktën 11 pjesëtarë të policisë dhe disa protestues ishin lënduar gjatë përleshjeve.

Zeri.info ju sjell fotografi të bëra sot një vit, gjatë seancës për zgjedhjen e Thaçit president

Temat
LajmeVend

Të afërta