Një eksperiment i shkurtër i mendimit – Ishulli

Nëse gjeni veten në një ishull të shkretë, pa asnjë shpresë për t’u gjetur, cilat mund të ishin prioritetet tuaja më të mëdha? Nëse keni zgjedhur që të jetoni, pa dyshim që do të jenë uji dhe ushqimi, të ndjekur nga një lloj strehe.

Pasi të keni siguruar këto, do të shqetësoheni për sigurinë dhe shëndetin tuaj. Dhe nëse i plotësoni këto nevoja, atëherë do të filloni të punoni për përmirësimin e cilësisë së jetës, si fillim, duke i bërë të gjitha përpjekjet e mëparshme, sa më minimale që të jetë e mundur.

Sa më pak kohë që humbni për të mbledhur ushqime, rregulluar strehën, ose duke i ikur rrezikut, aq më shumë kohë duhet të kaloni për të bërë ato gjëra, që do të donit me të vërtetë t’i bënit.

Realiteti

Por kjo është dukshëm më e ndryshme se sa jeta e zakonshme. Së pari, ne kemi objektiva të ndryshme. Nuk është se vetëm hamë ushqim që të jetojmë, ne jetojmë për të ngrënë ushqime të mira. Po kështu me strehimin.

Nevojat tona të përditshme janë aq të lehta për t’u plotësuar, saqë pothuajse i gjithë fokusi dhe shqetësimet tona drejtohen nga gjërat që nuk janë thelbësore për jetën. Jemi shumë me fat që jetojmë në një periudhë, kur merremi kryesisht me mënyrën se si duam të përmirësojmë jetën tonë, jo thjeshtë për të mbetur gjallë.

Nuk kemi asnjë arsye për të kërkuar falje për këtë. Ne nuk jetojmë në një ishull të shkretë, dhe përmirësimi i cilësisë së jetës ka vlerë. Që ne kemi mbërritur në një moment të jetës, ku përpjekjet e përditshme tonat shkojnë në drejtim të rehatisë, dhe jo nevojave bazë, kjo është një meritë e zgjuarsisë së njeriut. Megjithatë, pasojat injorohen kollaj.

Punët

Shumica e punëve janë si ai kremi mbi tortë. Sapo shkoni përtej gjërave që përfshijnë ushqimin, ujin, strehimin, sigurinë dhe shëndetin, nevoja e cilësdo lloj pune fillon të bjerë shpejt në atë zonën gri ku dobia është thjeshtë subjektive. Nuk është ideja që këto punë nuk ia vlejnë, puna është se ne jemi të dhënë pas kremit të tortës. Dhe duhet të jemi. përse të mos përmirësojmë jetët tona. Por kjo lloj varësie na bën të verbër ndaj mundësive të shumta.

Teknologjia

Kemi mbërritur në një pikë ku mund të themi me realizëm, se teknologjia po zëvendëson shumë punë. Kjo është një ide e frikshme. Por ndoshta nuk duhet të jetë. Nëse përdorimi i teknologjisë na lejon që të prodhojmë gjithë gjërat thelbësore të jetës me një përpjekje minimale tonën, atëherë të gjithë punët do të lidheshin me kremin mbi tortë. Cdo vend pune i humbur për shkak të teknologjisë, thejshtë do të përcaktonte sasinë e kremit që gjithësecili prej nesh do të ndante.

Padyshim që do të kishte pabarazi, por në këmbim, ideja e të punuarit “sa për të kaluar” do të ishte zhdukur. Jeta krejt papritur do të bëhej thjeshtë një cështje se si ju vendosni ta kaloni kohën tuaj – dhe kjo ka të bëjë më shumë me imagjinatën, se sa me rrethanat.

Ky është një koncept shumë i vështirë për t’u kuptuar, për shkak se ne jemi kaq të mësuar me vlerësimin e vlerave të jetëve tona, duke krahasuar atë që kemi, me ato që kanë ata që ndodhen rrotull nesh.

Po a nuk është më joshëse që të gjykojmë vlerën e jetës, me sasinë e kohës cilësore që kemi në dispozicion? Ky është barazuesi i madh. Sado pushtet, pasuri apo ndikim që kemi, sërish, të gjithë ne kemi vetëm 24 orë në dispozicion.

Ishulli

Ne nuk jetojmë në një ishull të izoluar, por ne jetojmë në një planet të izoluar. Ndoshta nuk janë kaq ndryshe, thjeshtë duhet të heqim dorë nga varësia.

Mendoni pak si do të ishte, sikur për një moment të mos ndiheshit të detyruar që të kishit gjithmonë më shumë. Nëse ushqimi, uji, strehimi, shëndeti dhe siguria do të ishin të garantuara, a do ta shihnit ndryshe punë tuaj? A do të bëheshit pak më përzgjedhës për mënyrën se si e përdorni kohën tuaj?

Temat
Përgjithshme

Të afërta