Mensuri fle në prehrin e Osmanit, Vedati i Stupcave quan familje grupin (Foto)

Grupi “Stupcat” pa dyshim se janë grupi humoristik ndër më të preferuarit nga adhuruesit e komedisë.

Komedianët janë shfaqur sërish bashkë, por rruga e gjatë nga angazhimet e shumta të tyre sigurisht se i lodhë ata.

Si një i apasionuar pas veturave, Vedat Bajrami gjithmonë sigurohet që ai të jetë shoferi, teksa shokët tjerë të grupit pushojnë.

Dhe, në një foto të postuar nga Vedati, shihen aktorët Mensur Safçiu dhe Osman Azemi teksa pushojnë në pjesën e prapme të veturës.

Mensuri shihet se si fle në prehrin e Osmanit, i cili ia mban kokën dhe me këtë ndihet krenar Vedati.

“Në prehërin e shokut, kur shokin se ki vetëm shok por e ki nanë, babë, vëlla, motër”, ka shkruar Vedati në postimin e tij në Instagram.

Treshja komike e dashur për publikun aktualisht janë në xhirime të serialit “Egjeli”.

Temat
Showbiz

Të afërta