FOTO/ Del zyrtarisht Nokia 3310 i ri, telefoni i adhuruar nga të gjithë

Është prezantuar zyrtarisht pajisja e re Nokia 3310.

Telefoni ikonik është kthyer në version të ri nga gjiganti finlandez.

Prezantimi u bë në konferencën në Barcelonë, ndërsa kompania nuk dha shumë detaje për të, përpos atyre që e kanë veçuar gjithmonë.

Pajisja e re ka ekran 2.4-inç dhe peshon 79.6 gramë. Ka hapësirë për dy micro-SIM.

Nokia 3310 do të mbajë bateri për 22 orë nëse jeni duke biseduar dhe për 1 muaj të plotë pa biseda.

Telefoni ikonik ka edhe video-lojën e njohur “Snake”.

Kjo pajisje do të kushtojë 50 euro.

Temat
Teknologji

Të afërta