Befason moti sërish, kështu do jenë temperaturat për pesë ditët e ardhshme

Fushat me presion të ndryshueshëm (labil) do të jenë prezent gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.
Në këtë gjendje meteorologjike, Inistituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot me diell dhe vranësira të pjesshme të cilat ditën e mërkurë vende- vende do të sjellin reshje shiu.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 0- 4 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.

Temat
LajmeVend

Të afërta