SHKENCE / Seria: Mistere të KOHES: Zgjerimi

Satellite and Earth

Të përcaktosh kohën duket si detyrë e thjeshtë: Ka orë, minuta, dhe kalimin nga një ditë në tjetrën. Por natyra definitive e kohës mbetet një mister, siç zbulohet prej gjithfarësoj çudirash dhe paqartësish që ajo paraqet gjatë një dite në dukje normale.

ZGJERIMI I KOHES
Fizikanët e konsiderojnë kohën një dimension themelor të universit, por supozimi që koha është një rrjedhë e qëndrueshme lineare është hedhur poshtë prej teorisë së relativitetit të Alber Einsteinit. Koha, që dikur mendohej se është e thjeshtë dhe absolute, në të vërtetë ndikohet prej shpejtësisë dhe gravitetit.

A keni pyetur ndonjëherë veten si ka mundësi që telefoni juaj smart e di kur keni marrë një kthesë të gabuar dhe ju kërkon që të ktheheni mbrapsht? Sistemi Global i POzicionimit (GPS) në telefonin tuaj është i lidhur me një rrjet prej 24 satelitësh, secili prej të cilëve përmban ora atomike precizioni të lartë.

Krahasuar me orët që mbajmë ne në tokë, këta satelitë “humbasin” shtatë mikrosekonda në ditë, sepse janë në një rrjedhë kohore më të ngadaltë. Pa një kompensim konstant, edhe kjo humbje kohe tejet e vogël do të akumulohej me shpejtësi, me gabime që do të arrinin deri në 6 milje në ditë.

Sistemet GPS janë në gjendje të bëjnë këto përshtatje të vazhdueshme të minutave, sepse përshpejtimi “e ngadalëson” kohën, dhe sa më shpejtë që të lëvizë një gjë, aq “më ngadalë” ajo “plaket”. Fizikanët e quajnë këtë efekt “zgjerimi i kohës”.

Nën ndikimin e tij, një udhëtar në hapësirë mund të kthehet në Tokë pas një udhëtimi 20-vjecar, por do ta gjejë veten qindra vite në të ardhmen. Për të cuar zgjerimin e kohës në ekstremin e vet absolut – teksa i afrohemi shpejtësisë së dritës, është e mundur që koha të ndalet në vend dhe të fillojë pavdekësia.

Temat
Fun

Të afërta