Njerëzit që nuk shëndoshen kurrë japin recetën e kësaj ‘lumturie’!

Besojmë se edhe ju, keni në grupin tuaj shoqëror një person që sado të hajë nuk shëndoshet dhe ju i shihni me shumë zili sepse qoftë edhe një gotë ujë duket sikur ju bën të shtoni kilet.

Mirëpo ndonëse mjekët thonë se këtu ka të bëjë metabolizmi i gjithësecilit, janë disa ‘rregulla’ që personat të cilët nuk shëndoshen i ndjekin. Disa prej tyre vijojnë si më poshtë:

Hani mëngjes.

Nëse hani mëngjes do të konsumoni më pak kalori në vaktin e drekës duke kursyer kështu vaktin e bollshëm që do t’ju duhej të hanit në darkë të provokuar nga uria.

Ushtrohuni

Përveçse bëjnë mirë për metabolizmin tuaj, mbajnë trupin në formë, ndonjëherë shihen dhe si një ndihmë psikologjike, duke mos hequr faktin se zvogëlojnë rrezikun nga sëmundje të tilla si diabeti.

Jini në dijeni të peshës suaj

Kontrolloni peshën tuaj shpesh, jo për të qenë edhe më të fiksuar apo histerik rreth fjalës kilogram, por për të qenë të vetëdijshëm se si keni arritur në progres.

Mos e kufizoni produktin që konsumoni

Mos u kufizoni, pasi mund të konsumoni ndonjëherë dhe ushqim të gatshëm. Ushqimi i shtëpisë aty ka për të mbetur, mjafton të keni uri dhe të dini të kontrolloni sasinë.

Konsumoni me zgjuarsi

Mos qëndroni të fiksuar pas ingredientëve dhe dietës. Kuptojini dëshirat tuaja dhe konsumoni atë çfarë ju pëlqen. Mos konsumoni nën shpërthime nervash, nga mërzitja apo dhe nga fakti se një ushqim duhet ngrënë me patjetër.

Temat
Shëndet

Të afërta