Apple Park: Kampusi 5 miliard dollarësh hapet në muajin prill [FOTO / VIDEO]

Të mërkurën, Apple njoftoj se kampusi Apple Park do të jetë i hapur për punëtorët e kësaj kompanie në muajin prill.

Punimet për ndërtimin e Apple Park kanë filluar në vitin 2013 me një kosto prej 5 miliard dollarë amerikan, transmeton Express. Apple kishte planifikuar që grupi i parë i punonjësve të kalojnë në këtë “anije kozmike” në muajin janar 2017, por kjo u shty me disa muaj.

Zhvendosja e 12,000 punonjësve në kampusin e ri do të marr rreth gjashtë muaj kohë duke filluar nga muaji prill.

Objekti kryesor në këtë kampus ka formën rrethore me sipërfaqe prej 270,000 metër katrorë ku rreth 10,000 metra katrorë janë hapësira për fitnes.

Brenda këtij objekti është edhe auditoriumi me teknologjinë më të lartë i quajtur Steve Jobs. Ky auditorium ka hapësirë për 1,000 persona.

Temat
Teknologji

Të afërta