Anëtari i Kryesisë së AAK-së: PDK e LDK sërish bashkë pas zgjedhjeve të reja

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja po ngucen për t’u bashkuar sërish pas zgjedhjeve.

“Javët në vijim LDK-ja akuzon PDK-në për vrasje politike, kurse PDK-ja akuzon LDK-në për komunizëm”- ka shkruar më tej Arifi në Facebook.

“Pas zgjedhjeve kur ta publikojnë koalicionin e mshehtë, kryetari i LDK-së thotë se s’ka pasur vrasje politike, veç deklarata politike dhe është punë e prokurorisë. Kurse, PDK thotë ne nuk jemi përjashtues dhe se LDK është shtetformuese dhe “dyqysh e butë bash qysh po na duhet?;- ka përfunduar këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt.

Temat
LajmeVend

Të afërta