Volkswagen sjell modelin Arteon [FOTO]

Ka disa muaj që përflitet për modelin Arteon nga Volkswagen, por deri tani janë prezantuar vetëm disa skica.

Volkswagen me anë të disa fotografive ka paralajmëruar prezantimin e një modeli të ri i cili do të prezantohet në fillim të muajit mars në Geneva Motor Show 2017, transmeton Express. Me gjasë ky model do të jetë Volkswagen Arteon i cili do të zëvendësojë modelin e deritanishëm Passat CC.

Ky model do të jetë Sportiv Premium me madhësi mesatare i cili do të qëndroj mbi modelin Passat dhe nën atë Pheaton. Detajet tjera do tw shpasosen gjatw prezantimit tw tij nga data 9-19 Mars 2017.

Temat
Teknologji

Të afërta