Tillerson e Kelly, në Meksikë për zbutje tensionesh

Sekretari i amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe ai për Sigurisë Kombëtare, John Kelly, do të takohen sot me presidentin meksikan Enrique Pena Nieto dhe anëtarët e kabinetit të tij.

Ky pritet të jetë i pari në një seri takimesh të nivelit të lartë që do të përqëndrohen në çështje të tilla si lufta ndaj trafikut të drogës, tregtia dhe imigrimi, njofton VoA.

Takimi vjen në një kohë kur mardhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët të tyre.

Zoti Tillerson dhe zoti Kelly shpresojnë të zbusin shqetësimin dhe zemërimin në Meksikë në lidhje me politikat e administratës së re ndaj vendeve së Amerikës Qendrore.

Presidenti Trump ka këmbëngulur vazhdimisht se Meksika, në një mënyrë ose në një tjetër, duhet të paguajë për një mur sigurie përgjatë kufirit të përbashkët 3 mijë e 100 kilometra të gjatë, kostoja e të cilit sipas ligjvënësve në Uashington vlerësohet në të paktën 12 miliardë dollarë.

Këtë javë, departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare bëri të ditura politikat që mund të rezultojnë në dëbimin e miliona emigrantëve pa dokumente.

Temat
BotëLajme

Të afërta