Shefja e zyrës së BE’së ripërsërit se Demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave

Ministria e Integrimit Evropian dhe Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë organizuan konferencën për lansimin e fushatës për informim rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe zbatimit të saj.

Shefja e Zyrës se BE në Kosovë, Nataliya Apostolova me këtë rast tha se MSA është një gurthemel për ekonominë e Kosovës, e cila krijon vende të reja të punës, zhvillon bizneset dhe rritë cilësinë e produkteve në Kosovë.

“Kjo marrëveshje mundëson qasjen e produkteve kosovare në tregun e BE-së me 500 milionë banorë”, tha Apostolova.

Mirëpo, ajo theksoi se kjo marrëveshje kërkon edhe angazhim nga institucionet për pavarësimin e gjyqësorit, ngase ka prona të uzurpuara, lëndë të pa zgjidhura dhe kjo i pengon bizneset dhe minon mundësitë e përfitimit të Kosovës nga MSA.

Ajo ka ripërsëritur se liberalizimi i vizave është i ndërlidhur me dy kritere, demarkacioni dhe krimin e korrupsionin.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj tha se ende nuk është një vit i plotë nga marrëveshja kontaktuale dhe Qeveria është në rregull me planin e zhvillimit në tërësi sa i përket MSA-së.

Në fund u lansua një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve e cila do të zgjatë 5 javë.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta