Reagon shoqata e gazetarëve serb: Kryetari i Shtërpcës e përzuri gazetarin e TV Most nga zyra

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikolic, e ka larguar nga zyra komunale gazetarin e televizionit “Ura”, Zlatko Ugrinovic. Kështu ka lajmëruar Shoqata e Gazetarëve serbë në Kosovë dhe Shoqata e Gazetarëve në Serbi

Gazetari tha se redaksia e televizionit, në të cilën ai është punëtor, nuk ka dhënë ende përgjigje zyrtare për këtë incident, shkruan Kossev, transmeton Gazeta Express.

Asnjëra nga shoqatat e gazetarëve, nuk kishin marrë asnjë përgjigje nga menaxhmenti i televizionit. Shoqatat kanë thënë se ky është akt arrogant i kryetarit të Shtërpcës ndaj gazetarit serb.

“Kërkojmë nga Bratislav nikolic të kërkojë falje publikisht për këtë akt”, thonë shoqatat e gazetarëve.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta