Një ndryshim i mirëpritur po vjen në iPhone

Përderisa kualiteti i fotografive, muzikës, videove dhe aplikacioneve rritet, kapaciteti i hapësirës në iPhone shpejt mund të konsumohet.
Për fat të mirë, Apple ka rritur gjithmonë kapacitetin e hapësirës me lansimin e iPhone-ve të rinj.

Për shembull, Apple filloi të ofronte një opsion të hapësirës prej 256GB për herë të parë me lansimin e iPhone 7 vitin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Dhe tani Apple pritet të bëjë edhe një tjetër ndryshim këtë vit në kapacitetin e hapësirës, sipas një kompanie tajvaneze të quajtur TrendForce.

Burimet e TrendForce thonë se iPhone 8 do të ketë dy opsione të hapësirës: 64GB dhe 256GB. Çfarë ka ndryshuar është se Apple nuk do të ofrojë më opsion të hapësirës prej 32GB, por 64GB e më lartë.

Temat
Teknologji

Të afërta