Mourinho provokon Cityn

Manchester United të hënën e ndeshjen çerekfinale të Kupës FA kundër Chelseas në “Stamford Bridge”, ndërsa trajneri i “Djajve”, Jose Mourinho është befasuar me këtë termin, shkruan zeri.info.

“Jam befasuar që vendimi për ndeshje është marrë para tërheqjes së shortit në Ligën e Evropës. Paramendojeni, të hënën të luajmë kundër Chelseas dhe menjëherë të nisemi për Rusi, Turqi apo Greqi. Mendoj se Federata po i vë interesat e veta para atyre të klubeve dhe futbollit anglez”, ka thënë Mourinho.

Më pas ai e ka ngacmuar edhe Manchester Cityn. “Sigurisht që kundër Chelseas nuk mund të luajmë me skuadrën e dytë, siç bëri City në vitin e kaluar. Ne jemi United dhe nuk mund ta bëj këtë si trajner i një skuadre të tillë. Njerëzit e Kupës FA nuk kanë faj dhe ajo është një garë me histori të pasur”, ka shtuar portugezi.

Temat
BotëSport

Të afërta