Disa thënie shumë interesante për shkencën

“Ajo që e bën një besim shkencor, nuk është nëse në fund rezulton i vërtetë, por procesi me të cilin mbërrihet deri tek përfundimi”.

James Hogan

“Ka shumë aspekte të Universit se ende nuk mund të shpjegohen në mënyrë të kënaqshme nga shkenca; por injoranca vetëm sjell injorancë. Dorëzimi ndaj injorancës ka qenë gjithmonë i parakohshëm dhe mbetet i parakohshëm sot”

Isaac Asimov

“Më mirë të kem pyetje që nuk mund t’u përgjigjesh, se sa përgjigje që nuk mund t’i vësh një pikëpyetje”.

Richard Feynman

“Për çështje të shkencës, autoriteti i njëmijë njerëzve nuk vlen sa arsyetimi modest i një individi të vetëm”

Galileo Galilei

“Këqyrja skeptike është mënyra se si mendimet e thella mund të shoshiten nga marrëzitë e thella”.

Carl Sagan

“Duke kërkuar për të vërtetën dhe duke e vënë shpesh në dyshim atë, studiuesit, mendimtarët, filozofët dhe shkencëtarët e kanë influencuar pa masë botën. Arritjet e tyre mjekësore, zbulimet shkencore, ligjet fizike, dhe parimet matematikore kanë vendosur rregull, koherencë, dhe qartësi, në atë që dikur dukej një botë rastësore, e padallueshme, pa ligje”.

Dennis Kimbro

“Publiku ka një pikëpamje të shtrembëruar për shkencën, sepse fëmijëve u mësohet në shkollë që shkenca është një koleksion të vërtetash të përcaktuara e të palëkundura. Në të vërtetë, shkenca nuk është një koleksion të vërtetash. Ajo është një eksplorim i vazhdueshëm i mistereve”.

Freeman Dyson

“Shkenca është pranimi i asaj që funksionon dhe hedhja poshtë e asaj që nuk funksionon. Kjo kërkon më shumë kurajo, nga sa mund të mendohet”.

Jacob Bronowski

Temat
Fun

Të afërta