Akademik Rexhep Qosja reagon për sulmet ndaj Logos-A

Në lidhje me sulmet që po i bëhen Shtëpisë Botuese “Logos-A”, nga ana e pushtetit, ka reaguar edhe akademiku Rexhep Qosja, duke e quajtur sjelljen e tillë, një sjellje barbare dhe e turpshme.

Akademiku ka shtuar se sjelljen e tillë do ta dënojë rëndë kujtesa e popullit.

Ja dhe reagimi i plotë i tij:

“Me keqardhje të madhe sapo e mësova lajmin për sjelljen barbare të pushtetit ndaj shtëpisë shumë të rëndësishme botuese Logos -A. Keqardhja ime është aq më e madhe sepse, si po dëgjoj, në këtë sjellje barbare ndaj jush, prandaj edhe ndaj kulturës shqiptare në Maqedoni në përgjithësi, marrin pjesë edhe pushtetarë shqiptarë. Është kjo hakmarrje e mendjepaktëve ndaj arteve , dijeve, kulturës në tërësi, por duhet te jesh i bindur se kjo sjellje e tyre barbare do te mbetet çka është: sjellje e turpshme që do ta dënojë rëndë kujtesa e popullit.”

Temat
Opinione

Të afërta