Valencia tronditi Real Madridin (Video)

Valencia e ka mposhtur 2:1 Real Madridin
Real Madridi nuk ka mundur ta rikuperoi në favorin e saj ndeshjen e mbetur me Valencian, duke pësuar humbje 2:1 në “Mestalla”, ku skuadrat dhuruan spektakël për gjithë tifozët, shkruan Gazeta Express.

Skuadra e Zinedine Zidane e nisi shumë keq sfidën, duke pësuar dy gola brenda nëntë minutave. Simone Zaza (5’) dhe Fabian Orellana (9’) befasuan mysafirët, të cilët krejt çka arritën të bëjnë, pavarësisht shumë tentimeve, ishte goli i Cristiano Ronaldos në minutën e 44’.

Pas kësaj humbje Reali i Zidane mbetet në kuotën e 52 pikëve, vetëm një më shumë se Barcelona, derisa kujtojmë se Los Blancos tani kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Celta Vigos.

Temat
BotëSport

Të afërta