VIDEO/ Lamtumirë Barcelonë? Messi habit botën me gjestin e tij

Megjithëse ditën e djeshme ishte protagonist kryesor në fitoren e Barcelonës përballë Leganes, Lionel Messi po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe ende nuk e ka harruar humbjen 4-0 ndaj PSG-së.

Pasi kaloi skuadrën e tij në avantazh Messi befasoi të gjithë pasi nuk festoi golin ashtu siç jemi mësuar ta shohim zakonisht, ky gjest i argjentinasit u vu re akoma edhe më i theksuar sidomos gjatë golit të dytë ku ai nuk festoi fare, transmeton SYRI.net.

Pas zymtësisë së Messit të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale të cilët i kanë kërkuar idhullit të tyre të festojë.

Me veprimin e djeshëm Messi po tregon dhimbjen që ka pas asaj humbje turpëruese në Champions, shkruan “livesoccertv”.

Këto janë disa nga mijëra komente në rrjetet sociale:

“Nuk ka festë nga Messi. Ndjehet sikur brenda tij ka një zhgënjim të madh”

“Fiton Barcelona por Messi nuk feston. Ai nuk është i lumtur”

“E pra kjo ishte mjaft e tmerrshme nga Barcelona. Nuk ka besim, asnjë qëllim, asnjë strukturë. Javë të vështira përpara”

“Gjuha e trupit të Messit tregon shumë zhgënjimin e tij”

Pas këtij zhgënjimi të madh të shumë janë tifozët të cilët i frikësohen një lamtumire të Messit nga “Camp Nou”.
Për me tepër shiko videon:

http://dai.ly/x5cg5ce

http://dai.ly/x5cg0ea

Temat
BotëSport

Të afërta