Taksistët e kryeqytetit kërcënojnë Shpend Ahmetin: Ju gjuajmë me vezë

Mbi 100 operatorë ilegalë në kryeqytet të hënën nuk kanë mundur ta ushtrojnë veprimtarin e tyre.
Kjo për faktin se inspektorati komunal bashkë me policinë kanë inspektuar pothuajse në secilin stacion gjatë gjithë kohës, për taksistët me numrin katër.

Ndalimi i qarkullimi të tyre për pasagjerët i ka indinjuar shumë vozitësit e këtyre taksive, të cilët e kanë kërcënuar Shpend Ahmetin se edhe ata din të gjuajnë ve ndaj tij dhe t’i bllokojnë rrugët sikurse kanë bërë këta më parë.

E një tjetër taksist ilegal thotë se kryetari Ahmeti u kishte premtuar se do t’ua bënte ndonjë zgjidhje me ardhjen e autobusëve të rinj, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Inspektorati Komunal përveç ndalimit të operimit të këtyre taksive, vetëm gjatë javës së kaluar ka konfiskuar 51 automjete të tilla.

Ndërsa përveç gjobave për kundërvajtje të cilat i kanë shqiptuar njëjtë do të pësojnë edhe shfrytëzuesit e këtyre taksive ilegale.

Kundër taksistëve ilegal dalin edhe qytetarët, të cilët thonë se me ardhjen e autobusëve të rinj është përmirësuar qarkullimi nëpër qytet.

Mirëpo sipas tyre në stacione mungojnë ende vënia e pajisjeve elektronike për të treguar orarin e saktë të tyre.

Marrja e masave më të ashpra sipas Inspektorati komunal ndaj taksistëve ilegal po bëhet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për të shfrytëzuar vetëm trafikun urban pasi është përmirësuar gjendja dukshim me ardhjen e autobusëve të rinj.

Temat
LajmeVend

Të afërta