Me këtë veçori kurrë nuk do t’ju thyhet më ekrani i iPhone

Askush nuk dëshiron që t’i bie iPhone-i në tokë. Por, kjo mund t’i ndodh çdokujt dhe shanset janë që kur të bie, ekrani i tij të thyhet.

Për një celular si iPhone që është shumë i shtrenjtë, askush nuk dëshiron që të paguajë para shtesë për ta rregulluar ekranin.

Por sipas një patente të Apple, kompania është duke tentuar që t’ua zgjidhë këtë problem, transmeton Gazeta Express.

Kompania nuk do t’i bëjë ekranet më të forta por është duke punuar në një veçori teknologjike e cila do të detektojë se kur ekrani juaj është gati të thyhet.

Apple Insider raporton se celulari do t’ju paralajmërojë për dëmin në pajisje dhe për çarjet brenda nën ekran, duke ju kursyer nga dëmi shkatërrues.

Temat
Teknologji

Të afërta