“Berlinale” drejt fundit, mbi 250 mijë bileta të shitura

Në ditën e gjashtë të një prej festivaleve më të mëdha të filmit në botë, “Berlinale”, janë shfaqur edhe 3 nga 26 filmat në kategorinë konkurruese, të cilët do të garojnë për “Ariun e Artë” këtë vit. “El bar”, “Colo” dhe “Return to Montauk”, janë dhënë premierë në “Berlinale Palast” në prezencën e jurisë e cila përbëhet nga një pesëshe aktorësh, regjisorësh dhe skenaristësh mjaftë të suksesshëm siç janë:

Paul Verhoeven, që është edhe kryetar i jurisë këtë edicion, Dora Bouchoucha Fourati, producente, Olafur Eliasson, aktor, Maggie Gyllenhal, aktore, Julia Jentsch, aktore, Diego Luna, aktor dhe Wang Quanan, regjisor. Deri në fund të festivalit kanë mbetur vetëm edhe pesë filma që të do shfaqen në kategorinë konkurruese, pas të cilëve juria më 18 shkurt do t’i shpallë fituesit e këtij viti.
“El Balo” – Një triller spanjoll

Është një mëngjes i thjeshtë si çdo mëngjes tjetër në një prej shesheve më të njohura të Madridit. Disa kalimtarë janë të ulur në një bar duke ngrënë mëngjes derisa disa të tjerë po shijojnë kafetë. Papritur, një prej kostumerëve qëllohet në kokë me armë duke rënë i vdekur në tokë derisa ishte duke dalë nga bari. Një tjetër niset për ta ndihmuar mirëpo edhe ai plagoset rëndë. Kjo është nisja e këtij trilleri spanjoll i cili e ka hapur ditën e djeshme qysh në orët e para të mëngjesit. Një film, ku regjisori Iglesia vë disa personazhe nëpër situata ekstreme, duke i lënë pa zgjidhje pos asaj të zbulimit të vetvetes. Të zënë në mes të terrorit, vetëbesimit, egoizmit dhe solidaritetit, personazhet e tij dështojnë që të mbijetojnë pas shpërthimit të lakmisë dhe urrejtjes.

“Colo”, problemet që shkakton kriza ekonomike në familje

Një tjetër film që këtë vit garon për “Ariun e Artë” është ai nga Portugalia, “Colo”, i regjisores Teresa Villaverde. Dy prindër me vajzën e tyre janë të lodhur nga efektet që u ka shkaktuar kriza ekonomike. Babai i papunë, i kalon mbrëmjet në pullazin e shtëpisë duke pirë birra, nëna çdo mbrëmje kthehet e lodhur në shtëpi, pasi që ka mbajtur dy ndërrime në punë, ndërsa vajzën adoleshente e brengos fakti se çdo ditë frikohet në mos nuk do të ketë para për të paguar biletën e autobusit. Një film mbi varfërinë dhe zgjidhjet që njerëzit bëjnë kur janë të prekur nga situata ekonomike.

“Return to Montauk” – dashuria e madhe e dështuar

Max Zorn është një shkrimtarë në vitet e ‘60-ta, i cili udhëton në New York nga Berlini për të publikuar librin e tij të ri. Libri i Maxit rrëfen një histori dashurie të mrekullueshme mirëpo e cila nuk ka funksionuar. Nuk kalon kohë dhe Max e takon gruan e cila ishte subjekt i librit të tij, Rebecën, tani një avokate e suksesshme. Megjithëse i martuar, Max dhe Rebecca rikthehen në qytezën e vogël të Montaukit, ku një kohë kishin kaluar një dimër romantik atje. Rebeca është e largët dhe e lënduar. Max provon që t’i afrohet. Ata flasin për vitet që nuk ishin së bashku, duke rinxitur pasionin e dikurshëm. Mirëpo, a do të kenë të ardhme ndjenjat e tyre të tanishme? Këtë do ta kuptoni pasi të shikoni “Return to Montauk”, të regjisorit të njohur Volker Schlondorff.

Mbi 250 mijë bileta të shitura

Edhe edicioni i 67-të i “Berlinale”-s, sikur ata të mëparshmit, po përcillet me një interesim të madh nga adhuruesit e filmit në Berlin. Vetëm në pjesën e parë të këtij festivali deri me datën 14 shkurt janë shitur mbi 250 mijë bileta për të gjithë filmat të cilët janë shfaqur. “Jemi shumë të lumtur që “Berlinale” ka tërhequr kaq shumë njerëz në kinema edhe këtë vit. Pasioni për filmin nga adhuruesit e filmit të cilët do të kalojnë 11 ditë në një udhëtim të zbulimit të tyre është shumë impresiv”, ka thënë drejtori i festivalit Dieter Kosslik.

Pesë filmat e mbetur

Deri në fund të festivalit kanë mbetur edhe pesë filma që të shfaqen në kategorinë konkurruese. Sot në “Berlinale Palast” do të shfaqen premierat e filmit “On the Beach At Night Alone”, një prodhim i Koresë së Jugut me regjisore Hong Sangsoo. Ndërkohë në vonë nga Brazili vjen premiera e filmit “Joaquim” e regjisorit Marcelo Gomes. Nesër ndërkohë do të shfaqen tre filmat e fundit në këtë kategori. “Ana, mon amour”, “Have a nice day”, dhe “Logan”, të cilët do ta përmbyllin edicionin e 67-të të Berlinales.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....