Në urimin e SHBA-ve u përmend medalja e Majlindës, Kuka shprehet i kënaqur për këtë

Në urimin e Shteteve të Bashkuara për Pavarësinë e Kosovës, përmenden disa prej arritjeve kryesore të vendit gjatë vitit që lamë pas.

Ndër to përmendet edhe Medalja e Artë Olimpike e fituar nga Majlinda Kelmendi në ‘Rio 2016’.

“Ne e përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka arritur në zhvillimin e institucioneve demokratike e shumë etnike përgjatë nëntë viteve të tyre të pavarësisë. Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA”, thuhet mes tjerash në urim.

Për këtë urim ka shprehur kënaqësi trajneri i Majlindës, Driton Kuka, i cili po i drejton xhudistët e Kosovës drejt sukseseve të mëdha.

“Kënaqësi kur shteti më i fortë dhe më meritor për shtetin tonë, SHBA, uron pavarësinë e Kosovës duke potencuar Medaljen e artë Olimpike të arritur nga Majlinda”.

“Shpresoj që SHBA dhe Trump nuk janë hidhëruar në fitoren e Akilit në Paris kundër garuesit nga SHBA. Foto nga lufta”, ka shkruar Kuka në postimin e tij. /Telegrafi/

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta