Derisa Afrona i shpreh dashuri, Blero i thotë dikujt tjetër ‘Po të mos ishe ti…’ (Foto)

Këngëtari Blero dhe e dashura e tij modelja Afrona Dika vazhdojnë të jenë lajm në mediet rozë.

Pavarësisht asaj që Afrona kishte fshirë fotografitë që kishte me Bleron, ata përsëri kanë vazhduar të lëshojnë fjalë për njëri-tjetrin,transmeton Gazeta Express.

Derisa Afrona në profilin e saj në Instagram ka postuar fjalë dashurie që sigurisht janë për Bleron, ai bën të kundërtën.

Blero së fundmi në profilin e tij në Instagram ka postuar një fotografi me një mbishkrim që nuk ka të bëjë me Afronën.

‘Po mos te ishe ti, nuk do isha une. Muzika ime’, ishte ky mbishkrimi i Bleros./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta