15 mijë euro false, vihet në pranga elbasanlliu

Policia e Elbasanit vuri në pranga një 26 vjeçar, pasi u kap me 14.800 euro, të cilat dyshohet se janë false.

Në pranga përfundoi Tafil Murati, banues në këtë qytet.

“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në Lagjen ‘’5 Maji’ ’iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14.800 euro nga të cilat një kartëmonedhë 50 euro dyshohet se është e falsifikuar”, informon policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” dhe ‘’Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’’.

Temat
Lajme

Të afërta