Në Ukrainë të gjithë me sytë nga Trump

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko do të bisedojë sot për herë të parë me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Biseda në mes tyre vjen në një moment kur kanë nisur tensionet në Lindje të vendit mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve pro-rusë.

“Sot në mbrëmje Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko do të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump”, njoftoi Presidenca në Kiev.

Mediat ndërkombëtare thonë se Poroshenko është shumë i interesuar që SHBA të këmbngulë në vazhdimin e sanksioneve për Rusinë.

Temat
BotëLajme

Të afërta