Blero flet për Afronën: Çdo lidhje ka kriza, ato në distancë më shumë

I ftuar në Top Show Magazine është këngëtari Blerim Muharremi.
Ndër të tjera ai është pyetur për lidhjen e tij me Afrona Dikën dhe specifikisht për ngjarjen e datës 31 janar, ku ata nuk e kanë ndjekur më njeri-tjetrin në Instagram.

Blero është shprehur se mediat kanë fryrë gjithçka përmes aludimeve të tyre dhe diçka e tillë nuk është normale pasi në mes është një vajzë e vogël, pikërisht vajza e tij Tara. Sa i përket Instagramit Blero është shprehur që në çdo çift ka momente zënke dhe krize duke mos pranuar ndarjen, por gjithsesi një problem në lidhjen e tij.

Gjithashtu faj për këtë krisje pas propozimit për martesë Blero ia ka hedhur distancës, pasi sipas tij është shumë më e vështirë të ruash një lidhje të tillë. Këto probleme kanë ardhur për këngëtarin pas propozimit të tij për martesë me Afronën. “Dasma mund të vij shpejti ose nuk vjen fare.

Çdo lidhje ka kriza dhe kjo është një lidhje në distancë dhe është më e vështirë se një lidhje normale, pasi ka xhelozi në lidhje,”-përfundoi Blero. Gjithashtu ai është pyetur sesi do ta zgjidhin çështjen e largësisë mes tyre dhe ai ka thënë: “Kemi menduar që ajo do të vi në Prishtinë, sipas planeve tona.

Gjithsesi unë i kam respektuar planet e saj për jetën,”-ka thënë Blero. Ndër të tjera ai është pyetur për marrëdhënien me Teutën, ish-bashkëshorten e tij dhe partneren aktuale Afrona pasi të dyja ndiqen në Instagram nga njëra-tjetra: “Afrona i ka çuar dhurata vajzës së Teutës, Kajës, motrës së Tarës,”-ka përfunduar këngëtari duke theksuar se ato kanë një marrëdhënie respekti mes tyre./Gazeta Express/

Temat
Sport

Të afërta