Gjendet një person i vdekur në fshatin Sllatinë e Epërme

Një person është gjetur i vdekur në mëmgjesin e sotëm në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë, transmeton PlusTv.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.

Sipas tij në vend ngjarje kanë dalë policia e Kosovës dhe janë duke hetuar për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Ai ka thënë se detaje të sakta, policia do të japë pas hetimeve të ngjarjes në teren.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta