Vllasi thotë se tash s’është koha të bisedohet me Serbinë për shkëmbim territoresh

Ish politikani dhe analisti politik, Azem Vllasi ka komentuar idenë e Rexhep Qosjës për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Ai ka thënë se për këtë mund të bisedohet me shtetin fqinj, por në një kohë të caktuar.

“Mund të bisedojmë, por jo në këtë fazë derisa Serbia është në një lloj avantazhi, përditë përzihet në punët e brendshme të Kosovës”, ka thënë Vllasi në Klan Kosova.

“Nuk bisedohet me Serbinë për murin në Mitrovicë, ajo është çështje e qytetit të Mitrovicës dhe e Kosovës, nuk bisedohet as për bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Vllasi.

Vllasi ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit serb, Vuçiq për një “hotline” mes Serbisë e Kosovës.

“Unë mendoj se nuk ështe e nevojshme se Serbia dhe Kosova nuk e kanë ndërmend të futen në luftë. Rrezik për luftë nuk ka, andaj nuk ka nevojë që kryeministri kosovar e ai i Serbisë të bisedojnë me telefon në një “linjë të nxehtë””, ka thënë Vllasi.

Temat
LajmeVend

Të afërta