Tragjedia, vajza e djegur në ashensor ishte shtatzënë

Drilona Duriçi, 30-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht ditën e premte pasi u dogj brenda ashensorit të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë, ka qenë duke pritur një fëmijë të dytë, dhe ishte në muajin e gjashtë të shtatzanisë.

Por fatkeqësisht ajo nuk mundi ta sjellë në jetë dhe ndërroi jetë mes flakëve brenda ashensorit.
Panorama shkruan se Drilona Duriçi e kishte përdorur edhe 2 orë më parë ashensorin ditën e ngjarjes, kur dërgoi djalin në shkollë. Herën e dytë kur ajo po zbriste nga shtëpia ndodhi ngjarja tragjike. Policia dyshon se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë edhe mungesa e një kontrolli teknik të ashensorit.

Amortizimi, mungesa e mirëmbajtjes, por edhe cilësia e dobët e ashensorit e instalimeve në të, duket se ka sjellë zjarrin që i mori jetën 30-vjeçares. Në këto rrethana, ngjarja është referuar si aksidentale në Prokurorinë e Tiranës, pa autor të dyshuar dhe pa akuzë konkrete.

Temat
LajmeRajon

Të afërta