Driton Stublla: Kur e njoha Kaltrinën, nuk e dija se është këngëtare (Foto)

Kanë tashme shumë vite që janë bashkë. Ata janë të martuar dhe kanë një djalë, Tristanin. Është fjala për këngëtaren Kaltrina Selimin dhe bashkëshortin e saj Driton Stublla.

Djaloshi nga Gjilani i cili është rritur dhe jeton në Londër, nuk kishte shumë njohuri për zhvillimet e muzikës shqiptare. Ai së bashku me disa shokë të tij ishin shkuar për pushime në Ulqin.

Atje rastësisht kishte takuar edhe këngëtaren Kaltrina Selimin i cila po ashtu ishte me disa shoqe të saj për pushime.

Kur u njohën, Dritoni nuk e kishte idenë se Kaltrina është një këngëtare shumë e njohur në Kosovë.

“Unë jetoj prej vitesh në Londër, dhe më besoni se nuk isha në rrjedha me muzikën shqiptare, kështu që s’kisha fare iden se kush është Kaltrina Selimi.

Kur e kuptova, ne vetëm kishim filluar të shoqërohemi. Shyqyr që nuk e kam ditur, se po ta dija s’do kisha guxim për të iu afruar” ka pas deklaruar Drtioni në një intervistë për revistën “Kosovarja”.

Temat
Showbiz

Të afërta