Pal Lekaj thotë se udhëheqësit e Shtetit janë servilë

Kryetari i GP në AAK, Pal Lekaj në një reagim drejtuar mediave për protestën e djeshme për Ramush Haradinajn në Prishtinë, ka thënë se udhëheqësit e shtetit janë servilë.

Tutje Lekaj ka thënë se mospjesëmarrja e udhëheqësve institucional në protestën e djeshme është në mos pajtimin me trajtimin që po i bëhet luftës çlirimtare.

Reagimi i plotë:

Kosova duhet të ndryshojë karshi Serbisë se pa ndryshuar!

Mospjesëmarrja e udhëheqësve institucional në protestën gjithë popullore të organizuar nga OVL-UÇK në mbështetje të një ish-kryeministri dhe një lideri politik me ndikim në Kosovë e për të shfaqur bashkë me ata mijëra njerëz që ishin dje, mos pajtimin me trajtimin që po i bëhet luftës çlirimtare.

E në anën tjetër konfirmimi i njërit prej këtyre udhëheqësve të Kosovës se do të takohet me kryeministrin e trenit pushtues serb është treguesi më i mirë se kush është sot në krye të vendit dhe se sa janë të sigurtë çlirimtarët e Kosovës dhe e ardhmja e saj, duke i pasur udhëheqës disa servila e armik të njëjtin shtet veç ndoshta ma te sofistikuar.

Prandaj Kosova duhet të jetë ndryshe për t’i bërë ballë Serbisë e cila nuk ka ndryshuar.

Temat
Vend

Të afërta