Lavrov: Forcat shqiptare nuk duhet të jenë aty ku jetojnë serbët, BE të ndërhyjë sa nuk është vonë

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov, thënë se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në deeskalimin e situatës atje.

Lavrov i ka thënë këto gjatë një konference për shtyp, ku ka kërkuar që forcat etnike shqiptare nuk duhet të jenë prezente në hapësirat e populluara nga serbë në veriun e Kosovës.

Reagimet e ministrit të Jashtëm rus vijnë menjëherë pas incidentit në fundjavë, ku një tren i nisur nga Beogradi për të shkuar në Mitrovicë dhe i mbushur me parulla si “Kosova është Serbi” shkaktoi tensionimin e menjëhershëm të situatës në kufirin Kosovë-Serbi dhe përdorimin e deklaratave me tone luftarake nga politikanët serbë, nëse do të sulmoheshin qytetarët serbë në Kosovë.

Temat
Opinione

Të afërta