Ju liderë shqiptar të Maqedonisë, hapni syt e mos u bëni pengje të grykësisë Suaj morbide!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1.Shqiptarët e Maqedonisë me mandatet aktuale politike, kanë mundësi dhe peshë të rëndë specifike, në raportet dhe statusin e gjithëmbarshëm të shtetit Maqedon.

2.Ata që TANI kanë rastin historik që të insistojnë, jo më në privilegje e benificione sociale e shtetërore për klanet, grupet, dhe partitë e veta politike, por, në KUSHTE TË RREPTA, të afatizuara dhe të kornizuara me: bartësit dhe artikuluesit e eksperteve (jo vetëm partiak!) shqiptaro- maqedon, në mënyrë që Projekti kushtëzues, t’i kompenzojë të gjitha ato të drejta që do duhej t’u takonin në një shtet identik multietnik në botën e civilizuar jetë sa më afatëgjatë!

3. Ndryshe, këto subjekte do mbahen në mend në memorien kolektive shqiptare, si grupime të paafta sociale që u vetëkënaqen me prezencen episodike në aulën maqedone! Ato në fakt, do mbesin pengje historike të grykësive personale të lidershipëve infantil, sidomos të Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit…!

Temat
Opinione

Të afërta