Tre filma kosovar në “European Film Market” të Berlinales

‘Histori Maje Kulmi’ nga Gazmend Nela, ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli dhe ‘Home Sweet Home’ nga Faton Bajraktari do të shfaqen në tregun e European Film Market për programer të ndryshëm të festivaleve dhe distributor.

Filmi ‘Histori Maje Kulmi’ do të jepet premierë në EFM dhe ky film është rrëfim për njerëzit që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe që rrëfimin e tyre e tregojnë në rretha jo fort të zakonshme, pra maje kulmi. Në rolet kryesore janë aktorët Xhevded Doda, Mona Mustafa dhe Art Lokaj.

Ndërsa filmi ‘Tpadashtun’ flet për një adoleshent i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

European Film Market është një ndër tregjet më të mëdha në botë dhe ky është viti i gjashtë që QKK është e pranishme me shtand. Këtë vit do ta ketë shtandin e përbashkët me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë ku do të promovohen filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit. Aty do të organizohen shumë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë dhe pritet të arrihen disa marrëveshje në fushën e filmit.

Delegacioni i Kosovës sivjet do të përbëhet edhe nga regjisorët dhe producentët e filmave që do të shfaqen me datat 11,12 dhe 13 shkurt si dhe kineastë të tjerë.

Gjatë kësaj kohe, së bashku me QKK-në e Shqipërisë do të organizohet një koktej rasti për nder të bashkëpunëtorëve dhe partnerëve të përbashkët. /Lajmi.net/

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....