Synohet thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Austrisë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka pritur në një takim ambasadorin e Austrsië në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpuntorë.

Ministrja Bajrami shprehu falënderimin e saj për ndihmën e Austrisë për avancimin e bizneseve në Kosovë, duke mos harruar edhe punën e madhe të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) e cila po mbështet në vazhdimësi zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.

Temat
Lajme

Të afërta