Shqipëri: Arrestohet pasi dëshiron ta korruptojë Policinë (Video)

Një person nga Tirana është arrestuar nga Policia e Shqipërsië, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar t’i jap ryshfet Policisë në vlerë prej 3.000 lekë të reja.

E.R, është ndaluar nga njesitë policore shqiptare pasi ka vozituar duke folur në telefon, dhe në të njejtën kohë nuk ka pasur rrip sigurie shkruan albeu.

Rasti tashmë është dërguar në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /Lajmi.net/

Temat
LajmeRajon

Të afërta