Momenti i nxjerrjes së tetë personave të ngujuar nga orteku në Itali (Foto/Video)

Tetë persona duke përfshirë edhe fëmijë janë gjetur të bllokuar të gjallë në një hotel italian që u godit nga një ortek.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë ekipet e shpëtimit që kanë përdorur duart e tyre për të gërmuar në borë, për të liruar ata nga ndërtesa.

Ekipet e shpëtimit lokalizuan grupin i cili ishin fshehur në një kuzhinë të hotelit të bllokuar për rreth 40 orë, ku kishin ndezur zjarr dhe kishin ngrënë gjërat e gjendura në dollapët aty.

Ata të gjithë janë nxjerrë nga aty dhe janë dërguar në spitalet në qytetet e Pescara dhe Aquila. Dhe për këtë ngjarje janë publikuar edhe pamjet, ku shihen dy njerëz, njëri djalë i ri, duke u shpëtuar.

Temat
BotëLajme

Të afërta