Me këtë fotografi prekëse Obama largohet nga Shtëpia e Bardhë (Foto)

Presidenti në largim, Barack Obama ka publikuar një fotografi në faqen e tij zyrtare në Facebook, për t’i treguar publikut mënyrën se si po largohet.

Fotografia e tij është shumë prekëse përderisa është shfaqur “krah për krah” me zëvendës presidentin Joe Bide, teksa dalin nga Shtëpia e Bardhë.

Kjo fotografi ka marrë shumë pëlqime dhe komente me mesazhe prekëse.

“Burrat më të mirë që kanë përfaqësuar ndonjëherë SHBA-të. Zoti i bekoftë ata”, “Faleminderit për shërbimin tuaj zoti president, ju na keni shërbyer me dinjitet…”, kanë qenë disa nga komentet./Lajmi.net/

Temat
BotëLajme

Të afërta